Këto pjesë të Shkupit nesër nuk do të kenë rrymë

Shkupi

Këto pjesë të Shkupit nesër nuk do të kenë rrymë

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 13:06
Ilustrim

Për shkak të intervenimit në rrjetin e furnizimit me energji elektrike dhe përgatitjen e infrastrukturës elektrike për stinën e dimrit, nesër në Shkup, më saktësisht në disa lagje të Shkupit nuk do të ketë rrymë në disa orare të caktuara.

Nga ora 8:30 deri në orën 10 nuk do të ketë rrymë në rrugën ”Brigata Maqedoni-Kosovë” në komunën Shuto Orizare.

Nga ora 8:30 deri në orën 14 nuk do të ketë rrymë në fshatin Lubin.

Nga ora 9 deri ora 10 e 30 minuta rrymë nuk do të ketë në rrugën ‘Helsinki’ në afërsi të rrugës 34.

Nga ora 9 deri ora 14 nuk do të ketë rrymë në rrugën ”Volgogradska” në komunën Karposh.

Nga ora 9 deri ora 15 nuk do të ketë rrymë tek kompania ”Grand Eksport” në komunën Ilinden.

Qendra Rajonale për menaxhim me kriza njofton se qytetarët duhet të kenë parasysh këto informacione dhe të përgatiten për nesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat