Vdes edhe Arianit Gashi, i plagosuri tjetër në atentatin te Parku i Qytetit

Lajme

Vdes edhe Arianit Gashi, i plagosuri tjetër në atentatin te Parku i Qytetit

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 15:12
Eron Agaj dhe Arianit Gashi

(E plotësuar) -  Ka vdekur edhe i plagosuri tjetër nga të shtënat që kanë ndodhur sot në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë.

Vdekjen e Arianit Gashit e konfirmoi për KosovaPress zëdhënësi i QKU-së Shpend Fazliu.

“Rreth orës 16 e 30 ka ndërruar jetë i plagosuri i dytë. Përkundër përpjekjeve disa orëshe të stafit mjekësor i plagosuri nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve”, thotë Fazliu.

Më herët ka vdekur 21 vjeçari Eron Agaj. Ndaj dy të rinjve ka shtënë një i dyshuar sot rreth orës 12:00 në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë.

Si ndodhi vrasja e dyfishtë mes shokësh te Parku i Qytetit?

Ky është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë sot në Prishtinë

Mesazhi prekës i motrës së Arianit Gashit, i vrarë sot në Prishtinë

Familjarja me mesazh lamtumire për Eronin, ndan dhembjen me miqtë e shokët

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të identifikojë një person si të dyshuar të mundshëm për rastin që ka ndodhur në Parkun e qytetit, dhe se është duke punuar për arrestimin e tij.

Policia ka treguar për vdekjen e 22 vjeçarit, E.Agaj, dhe plagosjen e 26 vjeçarit, A.Gashi.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat: A. Gashi, 26 vjeç, mashkull, shtetas kosovar dhe E. Agaj,  22 vjeç, mashkull, shtetas kosovar , të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat (E. Agaj), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 13:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se janë ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si ‘Vrasje e rëndë’.

Gjatë ditës së sotme në parkun e Kryeqytetit, janë plagosur dy persona, Eron Agaj dhe Arianit Gashi.

Rreth orës 12:00 të parku i qytetit dy të rinj janë gjuajt me armë zjarri nga një person i cili vazhdon të mbetet në arrati. Si pasojë e plagëve të marra Eron Agaj, 22 vjeç ka ndërruar jetë pasi që ka shkuar në QKUK, ndërsa i plagosur rëndë është Arianit Gashi 21 vjeç.

Dyshohet se ata janë sulmuar nga një person i cili pasi që ka shtënë mbi ta ka ikur në drejtim të panjohur.

Vdekjen e Eronit, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ndërkaq ka thënë se Aranit Gashi është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe aktualisht është në sallë të operimit.

Incidenti ka ndodhur tek në hyrje të Parkut të qytetit në mesditë.

Image
Eron Agaj
Image
Arianit Gashi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat