Aliji me Kaiserslautern-in vuajnë për fitore

Futboll

Aliji me Kaiserslautern-in vuajnë për fitore

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2016 Në ora: 11:02
Naser Aliji gjatë një veprimi

Reprezentuesi i Shqipërisë, Naser Aliji, me ekipin e Kaiserslautern-it, vazhdojnë të vuajnë për fitore në Bundesliga II. Kaiserslautern si vendas luajti baras (0:0) me Fortuna nga Dyseldorfi, në ndeshjen e javës së tretë. Ky ishte barazimi i dytë për Kaiserslautern-in dhe mbetet në pozitën e poshtme në klasifikim përkatësisht në vend të 15-të me 2 pikë. Futbollisti shqiptar luajti titullar, u mundua me bashkëlojtarë, por nuk arritën të shënojnë fitoren e parë. Kaiserslautern pati posedimin e topit për 59 për qind, por nuk i mjaftoi për të arritur tre pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat