Rama: Marrëveshjet Shqipëri – Kosovë, po shkojmë drejtë shkrirjes së kufirit në të gjitha drejtimet

Lajme

Rama: Marrëveshjet Shqipëri – Kosovë, po shkojmë drejtë shkrirjes së kufirit në të gjitha drejtimet

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 12:32
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke folur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë  dhe marrëveshjet e arritura u shpreh se marrëveshjet e arritura flasin vetë dhe se po shkohet drejt një shkrirje në kufijtë mes dy vendeve në të gjitha nivelet e bashkëpunimit.

“Kjo pyetje as nuk shtrohet pasi ne po bëjmë një përpjekje për shkëmbime tregtare. Ne po bëjmë një përpjekje dhe shifrat e shkëmbimeve tregtare flasin vetë.

Do të vazhdojmë drejt shkrirjes së kufirit në të gjitha nivelet duke filluar nga bashkëpunimi ekonomik dhe shkëmbimet tregtare”, tha Rama.

Rama gjithashtu tha se ka bashkëpunim me Kosovën edhe në fushën e kulturës, por asnjëherë nuk është mjaft dhe aq saç duhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat