Djali i dëshmorit i shkruan Fisnik Ismailit: Ti i ke dy pasaporta, unë e kam veç një shtet, mos ma shkatërro!

Lajme

Djali i dëshmorit i shkruan Fisnik Ismailit: Ti i ke dy pasaporta, unë e kam veç një shtet, mos ma shkatërro!

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 21:35
Fisnik Ismaili

Një mesazh është duke u shpërndarë shumë në rrjetet sociale i cili thuhet se është shkruar nga fëmiu i një dëshmori.

Në bazë të statusit që ka shkruar Xhevat Dervishi, le te kuptohet se ai babin e ka të vrarë në luftë.

“Stergjyshi, gjyshi, baba, une dhe femiu im e kemi vetem nje SHTET prandaj ju lutem juve qe femijet i keni siguruar ne shtetet evropiane ju qe keni nga dy pasaporta, mos na e shkatrroni SHTETIN per te cilin derdhi gjak stergjyshi, gjyshi dhe baba im!”, ka shkruar Dervishi.

Ky mesazh ka rrjedhë pas disa replikave që Fisnik Ismaili i ka pasur në rrjetin social Facebook, me gazetarin Adriatik Kelmedi.

Në këto replika, Ismaili i thotë Kelemndit se ai fëmijet e tij i ka me pasaporta.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat