Stërmbesa e Skënderbeut pozon para monumentit të tij, ndjekësit acarohen me këtë detaj

Lajme

Stërmbesa e Skënderbeut pozon para monumentit të tij, ndjekësit acarohen me këtë detaj

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 01:00
Sophie Castriota para monumentit dedikuar heroit shqiptar, stërgjyshit të saj Gjergj Kastrioti në Prishtinë

Sophie Castriota, stërmbesa e Skënderbeut mbërriti në Kosovë dhe nuk nguroi që të bënte foto para monumentit dedikuar heroit shqiptar, stërgjyshit të saj Gjergj Kastrioti në Prishtinë.

Menjëherë pasi bëri fotot ajo i shpërndau në profilin e saj në Facebook, por një detaj në fotografi ka përhapur mjaft debat dhe të gjithë ndjekësit e saj po shprehen mjaft të pakënaqur.

 

Prishtina

A photo posted by Sophie Castriota (@sophiecastriota) on

Pakënaqësia e tyre nuk vjen nga Sophie, por nga shteti që mesa duket nuk ka vënë dorë në monumentin e Skënderbeut, të cilit i kanë rënë shkronjat dhe krejt identiteti i tij ka humbur kuptimin.

Si do jetë ndjerë Sophie kur është përballur me këtë situatë? Ajo nuk i ka kushtuar shumë rëndësi, përderisa i ka postuar fotot, ose thjesht ka dashur që ky detaj të vihet re nga ndjekësit, për të vënë në punë shtetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat