CNN: Ja një nga dëshmitarët e mrekullive të Nënë Terezës

Lajme

CNN: Ja një nga dëshmitarët e mrekullive të Nënë Terezës

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 10:53
Nënë Tereza

Prestigjozi “CCN” ka sjellë ditën e sotme, vetëm 3 ditë para shenjtërimit të Nënë Terezës, një nga dëshmitarët e mrekullive të saj.

“Është e pamundur për mua të harroj Nënë Terezën, së shpejti ajo do të jetë “Shën Tereza e Kalkutës”,- thotë Gautam Lewis – Ajo më dha një shans për t’i shpëtuar varfërisë dhe më ndryshoi jetën duke më çuar të jetoj në Angli”.

Gautam, tashmë një pilot që jeton në Londër, ka lindur në Kalkuta, Indi, në vitin 1977 dhe u braktis nga prindërit nga tij për shkak të një sëmundjeje të rëndë dhe varfërisë.

“Unë kam pasur poliomelit dhe isha i paralizuar, familja ime nuk ishte në gjendje të kujdesej për mua si duhej…edhe tani unë kam lëvizshmëri të kufizuar të gjymtyrëve por e konsideroj veten time me fat sepse i kam mbijetuar një virusi nga i cili shumë kanë vdekur”,- shprehet ai.

“Edhe pse fillimi i historisë time nuk shihet si i lumtur, unë e konsideroj veten time me fat, sepse Nënë Tereza më mori nën kujdesin e saj”.

Image

Gautam dhe Nënë Tereza, kanë qëndruar së bashku në shtëpinë e fëmijëve në kujdesin e “Misionareve të Bamirësisë”. Ai e kujton shenjtoren nga Shqipëria si gjëja më e mirë që i kishte ndodhur në jetë.

“Unë nuk e shikoja çdo ditë, sepse kishte shumë punë për të bërë në orarin e saj të përditshëm por prapë se prapë ajo gjithmonë gjente kohën për të na kontrolluar ne, fëmijët  e saj – thotë ai i përmalluar-  Çdo të diel, ajo vinte për të na veshur rrobat më të mira, dhe na sillte kapelë te reja”.

Gautam tregon se, nuk mund të ecte por se Nënë Tereza e ndiqte kudo në mënyrë që mos të lëndohej.

“Unë nuk mund të ecja në atë kohë dhe zvarritesha kudo në dysheme, por Nënë Tereza edhe pse shumë gjatë, përkulej, më merrte dhe më shëtiste” – shprehet ai i mallëngjyer- Ajo ishte ‘hija ime e gjatë’ që mbajte gjithmonë sytë e saj mbrojtës mbi mua”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat