Të dhënat e fundit për shpërthimin në Zagreb

Lajme

Të dhënat e fundit për shpërthimin në Zagreb

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 10:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot në mëngjes rreth orës 7, është raportuar për një shpërthim me bombë në qendër të Zagrebit. Policia konstaton se ishte një granatë dore e cila u hodh në rrugën Sutlanska në Zagreb

Një grua e moshës 76 vjeçare është plagosur dhe disa makina që ishin aty pranë u dëmtuan nga shpërthimi, shkruan Jutarnji.hr.

Sulmi besohet se ndodhi për arsye të një konflikti pronësor në mes të një pronari të lokalit “Industria Bar” dhe një qiramarrësit.

Policia dhe njësia speciale janë në vendin e ngjarjes.

Një femër hedh në erë një mjet dhe plagos një person

Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, është tronditur mëngjesin e sotëm: Një bombë ka shpërthyer në qendër të tij dhe deri tani mësohet se të paktën një person është plagosur.

Mëngjesin e sotëm, pak pas orës 7, persona të paidentifikuar kanë shpërthyer një mjet në rrugën e “Sutlanska” në Zagreb, me një granatë dore, sipas mediat vendase.

Një person u plagos dhe disa makina aty pranë janë dëmtuar nga shpërthimi.

Departamenti i policisë së Zagrebit ka konfirmuar shpërthimin pak pasi ka arritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimin.

Sipas burimeve jozyrtare, personi që hodhi në ere mjetin ka qënë një femër, kjo sipas medieve kroate që citojnë dëshmitarët okular.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat