Në ditën e Demokracisë Veselin e viziton gruaja në Kuvend

Lajme

Në ditën e Demokracisë Veselin e viziton gruaja në Kuvend

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 13:56
Kadri Veseli me bashkëshorten

Në ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, Kryeparlamentarin Kadri Veseli, në Kuvend, e ka vizituar edhe bashkëshortja e tij Violeta me nxënësit e saj.

"Në Ditën ndërkombëtare të demokracisë, kam pritur dhe takuar shumë qytetarë dhe nxënës nga mbarë Kosova. Edhe bashkëshortja ime Violeta, me nxënësit e saj, erdhën për vizitë dhe bëmë foto pranë Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Këtë ditë shumë të rëndësishme, e festuam me miqtë tanë amerikanë që po qëndrojnë gjithmonë pranë nesh në forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor. Urime dita e demokracisë!", ka njoftuar vetë Veseli në facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat