Angela Merkel do takohet me shefat e qeverive ballkanike, mungon Kosova dhe Mali i Zi?

Lajme

Angela Merkel do takohet me shefat e qeverive ballkanike, mungon Kosova dhe Mali i Zi?

Nga: Fitim Dika Më: 16 shtator 2016 Në ora: 20:56
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU), do marrë pjesë me ftesë të kancelarit austriak Christian Kern (SPOe) në takimin e liderëve të Ballkanit perëndimor në Vjenë, informon botasot.info lajmin e all-in.de dhe televizionit austriak orf.at.

Takimi do zhvillohet në 24 shtator 2016 ndërsa do marrin pjesë shefat e qeverisë së Slovenisë, Kroacisë, Serbisë, Shqipërisë, Hungarisë, Bullgarisë, Rumanisë, Maqedonisë, Greqisë si dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, dhe kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Qëllimi i takimit është diskutimi rreth politikës ndaj emigrantëve dhe refugjatëve në BE si dhe përpilimi i një sistemi tjetër ndaj azilkërkuesve. Në mediat e lartëpërmendura nuk përmendet prania e liderëve nga Kosova dhe Mali i Zi, që me gjasë nuk janë ftuar në takim./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat