Sot nis vaksinimi i gjedheve kundër sëmundjes gungore

Lajme

Sot nis vaksinimi i gjedheve kundër sëmundjes gungore

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 07:49
Ilustrim

Sot fillon zyrtarisht aksioni i vaksinimit të gjedheve kundër sëmundjes gungore të lëkurës. Kjo pasi dje ka filluar shpërndarja e vaksinave tek veterinarët.

Rreth 235 mijë doza të vaksinave nga Afrika e Jugut kanë arritur në Kosovë para dy dite, me ç ‘rast i janë dorëzuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUK).

Kryeshefi i AUV-it, Valdet Gjinovci, ka konfirmuar për Kp se dje ka filluar shpërndarja e vaksinave tek veterinarët, ndërsa sot fillon fushata e vaksinimit nëpër vendet e prekura nga sëmundja gungore e lëkurës së gjedheve.

Nga kjo sëmundje sipas zyrtarëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë ngordhur rreth 200 krerë lopë.

Ndryshe, Qeveria në një prej mbledhjeve të kaluara kishte ndarë 1 milion e 100 mijë euro për blerjen e vaksinave dhe trajtimin e sëmundjes gungore të gjedhit e cila është shfaqur në Kosovë. Kjo sëmundje është paraqitë në muajin maj të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat