Ja çka tha Ibrahim Rugova më 28 nëntor 2001 në përurimin e monumentit të Skenderbeut

Lajme

Ja çka tha Ibrahim Rugova më 28 nëntor 2001 në përurimin e monumentit të Skenderbeut

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 07:23
Foto arkiv nga video

Më 2 nentor te vitit 2001 ne Prishtine u peruruar monumenti i Skenderbeut. Ideja e ndertimit te ketij monumenti ishte e akademik Mark Krasniqit. Ai me perkushtimin e tij arriti te realizoje endrren e tij jetesore qe te sjell Skenderbeun (monumentin) nga Tirana ne Prishtine.

Ne kete manifestim te Festes se 28 Nentorit foli edhe presidenti Ibrahim Rugova.

Bota sot ju sjell videon ekskluzive te fjales se presidentit Rugova ne kete manifestim te rendesishem ne Kosoven e pasluftes.

Një falë përuruese e mbajti edhe Dr. Ibrahim Rugova, kryetar i LDK-së. Ai para mijëra qytetarëve të Prishtinës, Kosovës, territoreve etnike shqiptare dhe shqiptarëve që kishin ardhur enkas për këtë ngjarje nga diapsora iu drejtua:
 
“Zonja dhe zotërinj, qytetarë të nderuar të kryeqytetit, qytetarë të nderuar të Kosovës, mysafirë të nderuar nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e Presheva, të nderuar miq ndërkombëtarë dhe përfaqësues diplomatik në Prishtinë.
 
Sot është një ditë e madhe për Kosovën, sepse po e përurojmë monumentin e Heroit Nacional të shqiptarëve në Prishtinë”. “Shumë gjenerata të mëparshme si dhe gjenerata jonë e kemi ëndërruar këtë ditë. Gjeneratat e reja, fëmijët tanë do të rriten me Skënderbeun, do të rriten me Heroin e vet dhe me fat të rinjve të Kosovës”, tha Dr. Ibrahim Rugova.
 
“Do të ndiehen edhe më të qetë edhe dëshmorët e shumë brezave dhe ata të luftës së fundit për liri dhe pavarësi të Kosovës. Sot Kosova është e lirë, e bënë të lirë nipat dhe miqtë e Skënderbeut. Gjergj Kastrioti ndihet i lumtur për lirinë e Kosovës, të Dardanisë antike.
 
Ndihet i lumtur, sepse miqtë e tij janë në Kosovë dhe me Kosovën, se Kosova dhe shqptarët po bashkohen e integrohen në botën perëndimore, aty ku e kanë vendin. Në atë botë, që e mbrojti me dinjitet dhe hapi perspektiva për shekujt e rinj evropianë e perëndimorë, për prosperitetin e civilizimit njerëzor”.
 
“Shekuj me radhë Skënderbeu ishte simbol i lirisë dhe i pavarësisë për shqiptarët, ishte simbol i lirisë dhe i pavarësisë për Kosovën. Poashtu, shekuj me radhë Skënderbeu ishte simnol i lirisë dhe pavarësisë për shumë popuj evropianë dhe të botës. Ishte simbol edhe për lirinë dhe pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai e vazhdon këtë mision edhe sot”, theksoi Dr.Rugova.
 
Në vazhdim ai tha: “I nderuari profesor Krasniqi, ju falemnenderit për angazhimin tuj, që në Prishtinë e ngritet këtë monument, e kryet edhe një punë që i ka hije profesorit. Falenderoj edhe udhëheqjen komunale të kryeqytetit, që përkrahu angazhimin e profesor Krasniqit dhe të gjithë ata që kontribuan, pra TMK-ja, pastaj të tjerët që i përshendeti profesor Krasniqi që e sollën monumentin, apo shtatoren e Skënderbeut në Prishinë, që e kemi këtu para nesh.
 
Me fat Prishtinë, me fat Kosovë, zoti e bekoftë Skënderbeun siç e ka bekuar. Zoti e bekoftë Kosovë, ju falenderit dhe urime për monumentin e Skënderbeut. I nderuari profesor e solla kët copë ari që ta vendosni në monumentin e Skëndebeut një copë ari-kristal të Kosovës.
 
Ky është një ari natyral i kristaleve të Kosovës. Ju falendroj shumë juve qytetarë që keni ardhur ta ndani gëzimin së bashku këtu në Sheshin Skënderbe të kryeqytetit të Kosovës sonë ta dashur. Me fat”, tha në fund të fjalës së tij Dr.Ibrahim Rugova.
 
Pastaj akademik Mark Krasniqi ia dorëzoi këtë objekt madhështor kryetarit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Salih Gashi. Ndërkaq, Sali Gashi në fjalën e tij të rastit tha: “Më në fund erdhi edhe ky monument i shumëpritur dhe i lavdishëm për popullin tonë,- ngritja e përmendores së Skënderbeut në Prishtinë.
 
Ky momenti i Heroit tonë kombëtar, kjo fazë historike sot po përfundon. Ja sot me 28 nëntor të vitit 2001, ëndrra e kahmotshme kombëtare e shumë brezave u bë realitet. Tash si kurrë më parë Prishtina, Kosova dhe populli i saj ndjehet i privilegjuar, që pati fatin të realizojë këtë projekt madhështor”, tha ndër të tjerat prefekti i Prishtinës Salih Gashi.
 
Pastaj folën edhe Namik Dokle, kryetar i parlamentit të Shqipërisë dhe Bujar Bukoshi, kryetar i Fondit UFORK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat