Nëna në disko, foshnja në veturë: Paditet nga policia zvicerane

Lajme

Nëna në disko, foshnja në veturë: Paditet nga policia zvicerane

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 shtator 2016 Në ora: 11:07
Një nënë le djalin e saj vetëm në makinë.

Policia zvicerane gjatë mbrëmjes të së dielës ka parë një veturë të parkuar në Schaffhausen me një foshnjë dy vjeçare brenda. Nëna e saj me gjasë kishte shkuar në një klub nate aty pranë, shkruan 20min.ch.

Fillimisht vetura me foshnjën e vetme brenda është parë nga kalimtarët e rrugës. Ata menjëherë kanë alarmuar policinë se në rrugën  Münstergasse një foshnjë është duke qëndruar vetë i mbyllur në veturë. Pasi vjen policia për inspektim të ngjarjes, nëna e saj vjen pas 20 minutash. Ajo duhet të ketë qenë në një klub nate, përcjell botasot.info.

Paditet nëna

Nëna 25 vjeçare është paditur nga policia dhe tani duhet të përgjigjet përpara Prokurorisë për keqpërdorim të foshnjës së saj./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat