Zbulohen xhirimet nga dasma e dy të miturve nga Malisheva

Lajme

Zbulohen xhirimet nga dasma e dy të miturve nga Malisheva

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 13:52
Qifti

Gjithçka duket si një dasëm normale, të ftuarit, muzika, ushqimi e atmosfera janë në nivel.

Por ajo që po çudit të gjithë në dasmën e çiftit Fitim dhe Zelfije Shalës nga rajoni i Malishevës është mosha e tyre e mitur

Cememonia është organizuar sipas traditave në prani të shumë miqëve e familjarëve, por askush nga ta sikur nuk e ka kuptuar se të sapomartuarit janë ende fëmijë.

Ata këndojnë, kërcejnë kurse qifti i ri duken si të hutuar. Në videon e dasmës që ka siguruar Magazina.al, shihet e gjithë dasma e çiftit të mitur që po habit Kosovën.

Fitimi siç merr vesh Magazina është 14 dhe Zelfija 13 vjeçare. Por kjo nuk është e konfirmuar, megjithatë pamja e qiftit e dëshmon këtë.

Në kurorëzimin e tyre shihen edhe shokët dhe shoqet e qiftit që ende janë fëmijë, kurse të rriturit por me mendësi të të vegjëlve argëtohen në këtë dasëm që nuk do duhet të ndodhte në këtë moshë.

U sjellim videon e cila është hedhur në Youtube nga produksioni që ka xhiruar dasmën e çiftit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat