Zbulohet e vërteta e "predhave" të djeshme në autostradë, ja për çfarë shërbejnë ato

Lajme

Zbulohet e vërteta e "predhave" të djeshme në autostradë, ja për çfarë shërbejnë ato

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 13:56
Predhat

Pas publikimit të videove dhe fotove ku shiheshin makina të ushtrisë duke transportuar predha, ka reaguar Ministria e Mbrojtjes. Kjo e fundit sqaron se nuk bëhet fjalë për predha, por për transport materialesh, kryesisht skrap, nga Rinasi për në Kuçovë nga Forcat Ajrore.

“Sqarojmë se nuk bëhet fjalë për predha apo materiale të rrezikshme, por për serbatorë karburanti të aeroplanëve, tashmë të dalë jashtë përdorimit si “MIG” etj., të cilët i nënshtrohen protokollit të transportit të zakonshëm, pasi nuk përbëjnë asnjë rrezik për popullatën apo ambientin.”

Sqarimi erdhi pas publikimit të rasteve nga redaksia jonë, pasi shumë qytetarë u alarmuan nga pamjet në fjalë, duke e cilësuar këtë mënyrë transporti mjaft të rrezikshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat