Vujiçiq ndërpret grevën e urisë

Lajme

Vujiçiq ndërpret grevën e urisë

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 19:01
Sllobodan Vujiçiq

Shoqata e Malazezëve të Kosovës njofton se kryetari i tyre Sllobodan Vujiçiq e ka ndërprerë grevën e urisë që e kishte filluar të hënën në parkun e qytetit.

Në njoftimin e Shoqatës së Malazezëve thuhet se greva është ndërprerë pasi që është arritur marrëveshje me drejtuesit e komunës së Prishtinës që një periudhë të shkurtë të kthehet busti i heroit të Luftës së Dytë Botërore Boro Vukmiroviq pranë të atij të Ramiz Sadikut.

Po ashtu në këtë njoftim thuhet se duhet të gjendet një zgjidhje për ruajtjen e përmendores së Boro dhe Ramizit në Prishtinë.

“Vujiçiq dhe udhëheqësit e Prishtinës janë dakorduar që menjëherë të vendosur tabela me emrin e Radovan Zogoviqit e cila mban emrin e tij, dhe e njëjta mos të riemërohet në ndonjë emër tjetër siç ka ndodhur më herët”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat