Nikoliq i brengosur prej “porosive luftënxitëse” nga BeH

Lajme

Nikoliq i brengosur prej “porosive luftënxitëse” nga BeH

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 00:37
Presidenti serb Tomislav Nikoliq

Presidenti serb Tomislav Nikoliq i ka dërguar sot porosi armatës së këtij vendi “që të jetë më e zellshme në kryerjen e detyrave të veta  për shkak të situatës së tanishme”.

Ai ka thënë se ka tubuar të dhëna nga lëmia e sigurisë pas porosive luftënxitëse që kanë arritur kohëve të fundit nga Bosnja dhe Hercegovina.

Nikoliq ka shtuar se Serbia nuk do të lejojë që të jetë e befasuar.

“Ende nuk e kemi tubuar Këshillin për siguri kombëtare pas tensioneve në BeH por kjo nuk do të thotë se nuk po e përcjellim gjendjen atje, duke mos lejuar që dikush të na befasojë”, ka theksuar Nikoliq në një intervistë për gazetën beogradase “V. Novosti”.

Megjithatë ai ka shtuar se pret reagim të arsyeshëm të kryesuesit të Kryesisë së BeH, Bakir Izetbegoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat