Letra prekëse e djaloshit 6 vjeçar për Obamën

Lajme

Letra prekëse e djaloshit 6 vjeçar për Obamën

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 12:39
Alex, Omran

Një djalosh amerikan 6 vjeçar, Alex nga New Yorku, i ka dërguar letër presidentit amerikan, Barack Obama dhe i ka kërkuar që t’ua mundësoj udhëtimin Omranit të vogël dhe familjes së tij për në SHBA te shtëpia e tij

Përmes kësaj letre, Alex i ka thënë Obama’s që të shkojë t’i marrë Omran Daqneesh – djaloshi që tronditi botën me pamjen e tij pas një bombardimi të forcave siriane në Aleppo. Alex është i gatshëm që ta strehoj atë dhe familjen e tij, shkruan BBC.

Edhe pse është vetëm 6 vjeçar, familja e Alex pajtohet plotësisht me dëshirën e djalit të tyre që do që t’i strehoj Omranin dhe familjen e tij në New York.

“I dashur President Obama, a ju kujtohet djali që u nxor nga greminat në Siri?, fillon letra e shkruar nga Alex për Presidentin amerikan.

“A mundeni ju lutem të shkoni ta merrni atë dhe familjen e tij, sepse unë dhe familja ime kemi vendosur që t’i strehojmë në shtëpinë tonë në New York”.

Momentin kur Obama e mori letrën e Alexit të vogël, kishte vendosur që ta bëjë publike në samitin e Kombeve të Bashkuara. Obama, lexoi letrën e tij dhe iu drejtua anëtarëve të samitit “të gjithë duhet të jemi si Alex”.

“Imagjinojeni nëse në botë do të kishte më shumë njerëz që mendojnë kështu si mendon Alex dhe dëshiron të bëjë mirë për moshatarët e tij”, tha Obama.

Letra, pas samitit, bëri bujë të madhe në të gjitha rrjetet sociale. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat