Librat e Kosovës shkaktojnë skandal në Turqi, kërkojnë sqarime nga Kosova

Lajme

Librat e Kosovës shkaktojnë skandal në Turqi, kërkojnë sqarime nga Kosova

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 22 shtator 2016 Në ora: 14:28
Harta

Në hartat e librave shkollorë në Kosovë, Armenia paraqitet edhe në qytetet si Van, Kars, Mus dhe Erzurum, që janë pjesë e së ashtuquajturës, Armenia e Madhe, ndërsa në fakt bëhet fjalë për qytete që janë pjesë e territorit të Turqisë, shkruan gazeta turke Miliyet, informon botasot.info.

Kjo lëvizje ka shkaktuar skandal në Turqi dhe kërkohet shpjegime nga pala shqiptare. Hartat e tilla irredentiste ndodhen në librat shkollorë të shpërndarë në gjithë Kosovën, ndërsa vetë harta është përpiluar në Tiranë. Rasti për herë të parë është vërejtur nga komuniteti turk në Prizren, ndërsa autoritetet kanë premtuar rishikimin dhe përmirësimin e tyre.

Armenia dhe Turqia kanë marrëdhënie të ftohta si pasojë e "gjenocidit" osman kundër armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore. Turqia mohon se ka kryer gjenocid kundrejt armenëve gjatë shpërnguljes së tyre drejt lindjes, ndërsa shumica e shteteve të BE-së dhe Armenia e pretendojnë të kundërtën./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat