Ja 20 shtetet që importojnë mbetje të rrezikshme

Lajme

Ja 20 shtetet që importojnë mbetje të rrezikshme

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 08:01
Foto ilustrim

Asgjësimi i mbetjeve elektronike dhe atyre urbane mbetet një nga sfidat më të mëdha për shumë vende të industrializuara në botë. Për shkak të vështirësive dhe kostove të larta që sjell asgjësimi i mbetjeve me komponentë të rrezikshëm shumë vende kanë zgjedhur t’i depozitojnë ato në vendet në zhvillim, kryesisht në Lindje dhe Afrikë. Pavarësisht përpjekjeve të qeverive dhe shoqërive civile në këto vende për të penguar trajtimin e mbetjeve, gjithsesi efekti ka qenë i vogël dhe praktikat vijojnë ende. Ekonomistet dhe ekspertët e mjedisit e përkufizojnë këtë fenomen me termin “Kolonializëm Toksik”, përmes të cilit vendet e zhvilluara shkarkojnë pa kosto mbetjet e tyre teknologjike dhe të rrezikshme në vendet e varfra. Aktualisht në botë, janë 20 shtete që njihen si koloni toksike: Ghana, Filipinet, Somalia, Nigeria, Kina, India, Vietnami,Pakistani, Bangladeshi, Bregu i Fildishtë, Indonezia, Kenia, Guinea, Haiti, Meksika, Zimbabve, Libani, Afrika e Jugut dhe Suedia.

Në të gjitha këto vende, përveç Suedisë, mosha mesatare e jetëgjatësisë është më e ulëta në bota, bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Përveç varfërisë, trajtimi i mbetjeve të rrezikshme në këto vende është një nga shkaqet kryesore e jetëgjatësisë së shkurtër. Suedia është një nga vendet e pakta që në fakt mirëpret mbetjet e vendeve të tjera. Arsyeja është sepse në shtetin nordik arrijnë të trajtojë 99% të mbetjeve që prodhohen në territorin e saj me teknologjinë më të përparuar në botë. Vetëm 1% e tyre shkon në natyrë, ndërsa pjesa tjetër riciklohet ose digjet në impiante të posaçme për të gjeneruar energji ose ngrohje për banesat.

Duke parë procesin shumë të zhvilluar dhe përfitimet e shumanshme, Suedia i dha dritën jeshile importit të mbetjeve nga Norvegjia, Irlanda, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar. Nëse Suedia ishte shembulli më i mirë dhe vendi i vetëm me një strategji të qartë, Gana është vendi me historinë më famëkeqe jo vetëm në mesin e vendeve afrikane që importojnë mbetje, por edhe në botë. Aty përfundojnë mbetje nga e gjithë bota dhe rajoni më i prekur nga është Agbogbloshie, një ish-ligatinë që njëherësh njihet nga vendasit me nofkën “Sodoma-Gomora” kjo për shkak sepse ardhja e tyre në këtë vend lidhet me organizatën kriminale italiane “Gomora”. Përveç sipërfaqes së lartë tokësore të kontaminuar nga toksina, edhe numri i vdekje të banorëve dhe punëtorëve ka qenë po aq i lartë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat