Koreja e Jugut zbulon planin për të vrarë Kim Jong Un

Lajme

Koreja e Jugut zbulon planin për të vrarë Kim Jong Un

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 11:47
Kim Jong Un

Trupat elite të Koresë së Jugut janë në gatishmëri për të vrarë Kim Jong Un-in, nëse vendi do të ndjehet i kërcënuar nga armët kimike të Koresë së Veriut, bëri të ditur ministri i Mbrojtjes këtë javë. Sipas CNN-it, i pyetur në Parlament, nëse ka njësi të forcave speciale të gatshme për të vepruar dhe për të eliminuar liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ministri Han Min-Ko u përgjigj: “Po, ne e kemi një plan të tillë”.

“Koreja e Jugut ka një ide të përgjithshme dhe një plan për të përdorur aftësitë e raketave për të goditur strukturat e armikut, si dhe për të eliminuar lidershipin armik”, shtoi ministri.

Kim Jong Un inspektoi fermën nr.1116, në një vend sekret, në një foto që u publikua më 13 shtator 2016. Prej kohësh dyshohej se Koreja e Jugut e kishte në planet e veta eliminimin e Kim Jong Un-it, por deklarata e ministrit ishte surprizë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat