Brigadat e kuqe, kundër të vërtetës që trumbetonte “Bota sot”

Lajme

Brigadat e kuqe, kundër të vërtetës që trumbetonte “Bota sot”

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 23 shtator 2016 Në ora: 16:22
Foto arkiv, Gazeta "Bota Sot"

 “Sipas raportit të policisë (atëkohë), qëllimi i këtij atentati kam qenë unë. Atëkohë kanë marrë në pyetje shumë persona, edhe ata që kanë qenë rreth meje. Iu është bërë ADN-ja edhe  punëtorëve të ‘Bota sot’, që punonin në zyrën në Zyrih.  Paketimi me bombën ruse, ekziston një ADN, nuk e dimë e kujt është. Për atë e kanë marr policia ADN -në e shumë njerëzve. Pas një kohe policia federale e ka marrë përsipër që ta hetojë rastin”, kujton kohën e atentatit, botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot” z. Xhevdet Mazrekaj.

Vitet e para të pasluftës në Kosovë, do të shënonin një periudhë të vështirë për gazetën “Bota sot”. E keqja nisi me vrasjen e gazetarit Bekim Kastrati, më 19 tetor të vitit 2001. Por keqdashësve, atyre që iu pengonte fjala e lirë, sikur nuk ju mjaftoi vrasja e gazetarit Kastrati. Një vit më pas, më datën 27 shtator 2002, në redaksinë e gazetës “Bota sot”, në Cyrih, këta keqdashës tentuan t`ia japin goditjen e fundit të vetmes dritare që informonte publikun me të vërtetën që ndodhte në Kosovë. 

Në redaksinë e gazetës “Bota sot”, do të vinte një paketim i mbështjellë brenda së cilës ishte vendosur një bombë e prodhuar në Rusi. Cak i këtij sulmi ishte vet botuesi i gazetës z. Xhevdet Mazrekaj, i cili me gjithë vështirësitë po arrinte suksesshëm që nëpërmjet gazetarëve të shpërndante fjalën e lirë.  14 vjet pas këtij atentati, botuesi i gazetës Kombëtare “Bota sot”, z. Xhevdet Mazrekaj, thotë se në bazë të raportit të policisë, qëllim i këtij atentati ishte vetë ai.

“Sipas raportit të policisë (atëkohë), qëllimi i këtij atentati kam qenë unë. Atëkohë kanë marrë në pyetje shumë persona, edhe ata që kanë qenë rreth meje. Iu është bërë ADN-ja edhe  punëtorëve të ‘Bota sot’, që punonin në zyrën në Zyrih.  Paketimi me bombën ruse, ekziston një ADN, nuk e dimë e kujt është. Për atë e kanë marr policia ADN -në e shumë njerëzve. Pas një kohe policia federale e ka marrë përsipër që ta hetojë rastin”, kujton kohën e atentatit, botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot” z. Xhevdet Mazrekaj.

Ngjarja

Paketimi me bombën ruse, ishte dërguar nga posta e lagjes Oerlikon të Zurich-ut. Pikërisht në këtë lagje, ish kreu i SHIK-ut  Kadri Veseli, tani kryetari i Kuvendit të Kosovës kishte një kompani.  Gazeta “Bota sot”, nuk ka marrë përgjigje nga zyra për informim e Kuvendit të Kosovës e as nga Këshilltari i Kryetarit të Kuvendit Blerim Latifi lidhur me informacionet që mund të ketë pasur kreu i Kuvendit (atëherë shef i SHIK-ut), rreth këtij rasti.  Ky akt, në atë kohë ka  ngjallë reagime të shumta nga institucionet vendore e ndërkombëtare. Sulmin do ta dënonin  organizata të ndryshme ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e gazetarëve. Reporterët pa Kufij sikur IFJ, në atë kohyë patën  dënuar një përpjekje për të bombarduar me qendër në Zyrih, gazetën e Kosovës “Bota sot”,  duke bërë thirrje për identifikimin e atyre që janë përgjegjës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat