Yagcilar vizitoi objektet në ndërtim në Gjakovë dhe Drenas

Lajme

Yagcilar vizitoi objektet në ndërtim në Gjakovë dhe Drenas

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 16:26
Pamje nga vizita

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar ka vizituar objektet në ndërtim në komunën e Gjakovës dhe ato në fshatrat Llapushnik dhe Kishnarekë të komunës së Drenasit.

Sipas njoftimit për media kjo vizitë është realizuar me qëllim të inspektimit të punimeve në realizimin e projekteve të  Prokurorisë Themelore dhe të Gjykata Themelore në Gjakovë, por edhe të atyre të shkollave në Kizhnarekë dhe Llapushnik.

“Nga kjo vizitë u krijua përshtypja se punimet në këto objekte të rëndësishme për shtyllën e drejtësisë janë duke u zhvilluar  brenda afateve të paraparë dhe si të tilla pritet të përfundojnë kah mesi i vitit të ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Objekti i shkollës në fshatin Llapushnik pritet të përfundojë brenda afatit të paraparë, kah fundi i vitit të ardhshëm, ndërsa punimet në aneksin e shkollës fillore në Kishnarekë pritet të përfundojnë kah mesi i tetorit të sivjetmë.

Të pranishëm, gjatë vizitës së ministrit Yagcilar në komunën e Gjakovës ishin edhe drejtuesit e Prokurorisë, të Gjykatës dhe të KGJK-së

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat