Blerim Kuçi vazhdon të heshtë, në Kleçkë ushtarët e UÇK-së kishin urinuar mbi të

Lajme

Blerim Kuçi vazhdon të heshtë, në Kleçkë ushtarët e UÇK-së kishin urinuar mbi të

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 17:57
Blerim Kuçi

Në emsionin Click, është debatuar për vrasjet që kanë ndodhur gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë, ku shumica prej tyre kanë qenë anëtarë apo funksionarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Panelisti, Driton Selmanaj duke përmendur faktin që ish anëtari i LDK-së, tani anëtar i AAK-së, Blerim Kuçi vazhdon të heshtë për burgosjen dhe maltretimin e bërë ndaj tij, gjatë luftës ka nxitur reagimin e gazetarit Vehbi Kajtazi.

Kajtazi heshtjen dhe mos dëshminë e Kuçit, e ka arsyetuar se ai ka ofruar dëshminë e tij UNMIK-ut por ishte UNMIK-u ai që nuk e kishte quar hetimin përpara. Ndërsa, pas ardhjes së EULEX-it në Kosovë, Kuçi ka refuzuar të ofroj dëshminë e tij, gjë për të cilën është dënuar me 1 muaj burg.

Kajtazi, po ashtu ka treguar për maltretimin e bërë ndaj Kuçit, ku sipas tij, ushtarët e UÇK -së kanë mbajtur atë për 2 muaj rresht në Kleçkë, ku ushtarët e të asaj kohe kanë urinuar mbi të, ka thënë Kajtazi në emisonin Click, ku deklaratën e tij mund ta dëgjoni te minuta 34.35./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat