Ambasadori i Vatikanit në OKB: Shën Tereza nuk është ambasadore vetëm e shqiptareve, por edhe e mbare njerëzimit

Lajme

Ambasadori i Vatikanit në OKB: Shën Tereza nuk është ambasadore vetëm e shqiptareve, por edhe e mbare njerëzimit

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 18:16
Foto

Selia e Shenjtë në Vatikan ka zgjedhur  ambasadorin  e ri në OKB, sllovenin Ivan Jurkovic (arkipeshk) .

Në një intervistë ambasadori i ri Jurkovic, flet për angazhimin e selisë së Shenjtë për promovimin e paqes dhe stabilitetit në botë si dhe rolin e Vatikanit në Ballkan.

Ambasadori i Vatikanit në OKB gjithashtu ka folur edhe për Shën Terezën, për vizitën e Papës në Kosovë dhe për mos pranimin e Kosovës nga Vatikani.

Gjatë këtij vit Papa Francisku ka emëruar  një diplomat,  arkipeshkun Ivan Jurkovic në Gjenevë  për të përfaqësuar Vatikanin në OKB  dhe në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Sikur të kishte bota më shumë shqiptare si Shën Tereza, sot bota do të ishte sigurisht shumë më mirë dhe më e sigurt!

Në prill të këtij viti kryepeshkopi, Ivan Jurkovic kishte paraqitur  letrat kredencialet si ambasador i Vatikanit  në Kombet e Bashkuara në  Gjenevë tek drejtori i përgjithshëm i OKB-së  Michael Moller. Ai tani zëvendëson arqipeshkvin në pension Silvano Tomasi, i cili ishte në Gjenevë nga viti 2003 deri në shkurt të këtij viti. 

Ambasadroi i ri i Vatikanit në OKB slloveni Jurakovic ka lindur në në vitin 1952, në Kocevje, një qytet i vogël slloven i njohur për mjaltë te mirë. Slloveni 63-vjeçar ka përvojë të gjerë në diplomaci.  Ja, ky është bashkëbiseduesi ynë.

Se si e vlerëson situatën në përgjithsi në botë, në të cilën planeti ynë është i këcënuar muajve të fundit nga katastrofat natyrore, nga kriza të ndryshme të bëra nga faktori njeri, nga luftërat, terrorizmi etj.

Ambasadori i Selisë së Shenjtë në OKB, Jurakovic nuk e fshehë realitetin.

 “Bota nuk është rehatë, nuk është në rrugë të mbarë. Si mund të jetë  mbarë kur luftërat bashkë me urrejtjen kanë pushtuar gjithandej, migracioni, të zhdukurit,  në të cilën viktima janë gjithnjë fëmijët dhe femrat.  Si mund të thuhet mbarë kur terrorizmi, kërcënimet kanë marrë ‘hov’ dhe sot i kemi në shtëpi. Të gjitha këto të këqija, të zeza për botën njerëzore justifikojnë pohimet e Papës se bota gjendet në një luftë të  tretë  botërore,  të padeklaruar. Tek njerëzit mungon durimi, mungon humanizmi, toleranca. Prandaj, sikur bota sot të kishte  më shumë këso shqiptare si Shën Tereza, sot ajo  do të ishte sigurisht shumë më mirë dhe më e sigurtë”

Ambasadori i Vatikanit ne OKB: Si sot me  kujtohet takimi i parë (1985) me humanisten shqiptare Nënë Terezen

 “Shën Tereza nuk është ambasadore vetëm e shqiptarëve, por edhe OKB-së dhe mbarë njerëzimit..” tha fillimisht  ambasadori i Vatikani në OKB Jurkovic.

 Ai duke përkujtuar takimet  me humansiten shqiptare tash Shën Tereza  ai thotë se me Nënën Terezë, është janë takuar së paku tri herë, momente këto që ai kurrë nuk i harron.

 “Më kujtohet sikur sot, herën e parë e kam takuar ne vitin 1985.  Ështe interesant se në çdo takim ajo me fliste me mburrje dhe krenari për origjinën e saj shqiptare, familjen e saj nga Kosova e Shqipëria. Për Nënë Terezën më ka folur shumë edhe z. Ivan Diaz, ambasadori i parë indian në Tiranë, pas rrëzimit të sistemit komunist. Ai kishte një admirim të jashtëzakonshëm për Shën Terezën” thotë Jurkovic, transmeton “Presheva Jonë”.

“Nëna Terezë ishte përkushtuar që me të njëjtin zell shpirtëror t’u shërbente, krishterëve, hindusëve, myslimanve..te gjithëve sepse ishte e bindur se varfëria, vuajtja, padrejtësia, urrejtja, lufta, migrimi nuk janë të hindusëve, as të myslimanëve dhe as të krishterëve. Ato janë mizori dhe tragjedi njerëzore dhe padrejtësi shoqërore si burim i egoizmit dhe mungesës së dashurisë. Ajo për ta luftuar këtë të keqe kundër humanizmit ishte jo vetëm në Indi, ishte edhe  në Shqipëri, Amerikë, në Afrike, në mbarë Evropën, në çdo pjesë të planetit. Ajo ishte veç shqiptare edhe universale. Prandaj, do ta thoja se Shën Tereza nuk është ambasadore vetëm e shqiptarëve, por edhe OKB-së dhe mbarë njerëzimit” vazhdon ambasadori i Vatikanit.

Ambasadori i Vatikani ne OKB: Autorët e krimeve gjatë dhe pas luftës në Kosovë do do të ndëshkohen patjetër nga Zoti, por edhe nga drejtësia, Gjykata specieale e Hagës !

Se sa është  i gatshëm Vatikani të njoh Kosovën ambasadori Jurkevic në vazhdim pohon se “për momentin në këtë drejtim nuk mund  t’u them asgje, me që s’kam çafrë t’u them sepse asgjë të re nuk ka rreth kësaj teme. Njohje të tilla na kanë kërkuar edhe ish-Republika e Bashkimit Sovjektik, por ato janë duke pritur me vite të tëra.

Por, nuk është puna vetëm njohja dhe më pas të lënë anash apo harrohen angazhimet,  pergjegjësitë. 

Sa i përket Kosovës, Vatikani është shumë i shqetësuar për situatën e komuniteteve fetare, sidomos atë katolik i cili ballafaqohet ende me probleme,  të cilat  duhet të jenë në një gjendje më të mirë. Prandaj Vatikani- Selia e Shenjtë  është i interesuar që të gjitha komunitetet qoftë nacionale apo ato fetare të jetojnë bashkarisht në harmoni.”

Sa i përketë vizitës së Fanceskut Papa në Serbi apo Kosovë sipas ambasadorit e Vatikanit se “ato janë vetëm fjalë të mediave asgjë më shumë, ndryshe vetë Vatikani do të njftonte këto vizita zyrtare si zakonisht.  Mos harroni se Papës në ditë i arrijnë së paku dy-tri ftesa për vizita.

Duke folur për zhvillimet në Ballkan, migracionin, vuajtjet, krimet dhe masakrat në luftën e fundit në Kosovë dhe ish-Jugosllavi mesazhi i ambasadorit ishte shumë i qartë.

 “Koha e luftrava ka kaluar. Armiqtë e djeshëm, duhet te bëhen miq të së nesërmes, t’i kthehen të ardhmes, perspktivës së gjeneratave të reja dhe kjo nuk mund të arrihet nëse kërkohet luftë, siç po lexoj nëpër disa gazeta,  apo ende në mes këtyre shoqërive ka urrejtje dhe mungon dialogu. Pradaj Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë me dialogun në të mirë të dy palëve. Ata që kanë bërë  krime, masakra e gjenocid në ish-Jugosllavi iu dha shpërblimi i merituar nga Haga. Unë përshëndes themelimin e Gjykatës Speciale për krime në Kosovë. Mendoj se ky tribunal nuk është themluar  rastësisht apo për inat apo për qejf të dikujt. Institucionet ndërkombëtare si neutrale, sigurisht janë në djieni dhe kanë  dëshmi se në Kosovë gjatë dhe pas luftës jane bërë krime dhe janë vrarë njerëz për të cilat dikush duhet të jap përgjegjësi sot a nesër.  Raste te tilla jo vetëm të zbulohen, por edhe një ditë autorët e këtyre krimeve ndëshkohen, nga Zoti po se po  por edhe nga drejtësia, nga Gjykata Speciale  e Hagës!..”     

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat