Serbja e thotë në mes të Kosovës: Do luftojmë që të mos jeni në UNESCO

Lajme

Serbja e thotë në mes të Kosovës: Do luftojmë që të mos jeni në UNESCO

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 20:51
Manastiri i Graçanices

I përcjellë nga Policia, një autobus përplot punëtorë të Ministrisë së Jashtme të Serbisë, të shtunën pasdite arriti në Graçanicë.

Qyteza me manastir në qendër të Kosovës, është ndalesa e fundit e këtyre burrave e grave që së shpejti pritet të marrin poste të larta diplomatike nëpër botë, në emër të shtetit serb.

Këtë vizitë që tashmë e kanë bërë të përvitshme, Qeveria e Beogradit e financon , për t’i frymëzuar këta se si të bëjnë fushata kundër Kosovës, në arenën ndërkombëtare.

“Nesër kur të vazhdojmë luftën tonë diplomatike nëpër botë, duhet të punojmë që Kosova të mos anëtarësohet në UNESCO. Ne ishim në këtë vend për të kuptuar se përse është i rëndësishëm ky vend për ne, dhe poashtu të kuptojmë se kush na e la Kosovën”, thotë diplomatja e re.

Por, kjo diplomate e re që thotë se këtu lindi shteti serb, vështirë e përmbyll përgjigjen kur pyetet se kush nga grupi i tyre do të jetë i gatshëm të jetë ambasador i Serbisë në Kosovës.

“Faleminderit për pyetjen, por” tha ajo, dhe ndryshoi temën.

Për t’i dhënë tone më diplomatike kësaj vizite u përkujdes sekretari i diplomacisë serbe i cili vizitën kundërthënëse e lidhi me dialogun në Bruksel me palën kosovare të cilit serbët i referohen si dialogu Prishtinë-Beograd.

“Duam të ju japim njerëzve shpresë dhe ardhmëri që në këtë shtet momentalisht të vetëshpallur të jetojnë sa më mirë dhe sa më të sigurt. Këta që janë këto do të përfaqësojnë Serbinë në të gjithë botën dhe ata gjithsesi do të përballen me pyetje të ndryshme. Natyrisht edhe për dialogun Prishtinë – Beograd i cili natyrisht në të gjitha takimet është i pakapërcyeshëm”, tha Velko Dalloviq.

Ai thotë se nuk ka dëgjuar për ndalesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës ndaj Marko Gjuriqit i cili të shtunën po planifikonte në Pejë.

“Nuk e di pse ai nuk është këtu, ndoshta ka të tjera angazhime”, tha ai.

Ani pse gjithë aktivitet është propagandë politike kundër Kosovës, askush nga autoritetet kosovare nuk ka reaguar ndaj saj,. të paktën jo publikisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat