Vetëm 28 vjeç dhe ka shëtitur gjithë botën për 80.000 dollarë

Lajme

Vetëm 28 vjeç dhe ka shëtitur gjithë botën për 80.000 dollarë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 25 shtator 2016 Në ora: 15:12
Henrik Jeppesen

Shumica e maturantëve kur mbarojnë gjimnazin kanë vetëm një plan: Ku dhe çfarë të studiojnë. Megjithatë ndryshe e konceptoi jetën danezi Henrik Jeppesen që projektoi me 80.000 dollarë të shëtisë gjithë vendet e botës. Sot, 28 vjeçar, Jeppesen ka kryer 900 fluturime dhe ka qenë në gjithë vendet e botës për brenda 3000 ditësh.

Ai është personi më i ri në botë që ka shëtitur gjithë vendet e botës, ndërsa shtetin e fundit që e vizitoi ishte Eritrea.

25 dollarë në ditë

Gjithë udhëtimi prej 3000 ditësh kushtoi 80.000 dollarë, pra mesatarisht 25 dollarë në ditë. Kjo pasi ai evitonte restorantet, ushqimin e blente nëpër supermarkete dhe gjatë udhëtimeve me vete merrte vetëm një çantë dore që të mbaronte sa më shpejtë me kontrollet policore.

Fluturimi më i lirë atij i ka kushtuar vetëm dy dollarë. Ai në 2010 hapi edhe një faqja të vetën për udhëtimet nëpër botë, duke fituar para dhe fluturime gratis nga kompanitë që reklamoheshin në faqen e tij.

Tani danezi 28 vjeçar ka një qëllim të ri: të shikojë 50 shtetet e SHBA-së./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat