Zvicra shteti më i pasur në botë, ja sa pasuri ka një zviceran mesatarisht

Lajme

Zvicra shteti më i pasur në botë, ja sa pasuri ka një zviceran mesatarisht

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 25 shtator 2016 Në ora: 22:01
Ilustrim

Sipas burimeve të organizatës financiare me seli në Mynih, Allienz Global Wealth Report 2016, që ka analizuar dhe studjuar të ardhurat për kokë banori në të gjithë botën, rezulton që Zvicra është shteti më i pasur i botës me një mesatare të 170,589 eurove asete financiare për kokë banori. Së dyti në listë vijnë Shtetet e Bashkuara me 160,949 euro, e ndjekur nga Britania me 95.600 euro. Më pas nga vendi i katërt deri te i dhjeti janë si vijon: Suedia, Belgjika, Japonia, Danimarka, Tajvani, Hollanda, dhe Singapuri (10). Austria dhe Gjermania vendosen në vendin e 17 dhe 18 respektivisht.  

„Nga studimi mund të vërehet se në shtetet ku u ndje kriza ekonomike, familjarët kanë harxhuar nga kursimet për të përballur jetën me rrogë më të ulta se më parë. Nga viti 2000, Franca dhe Italia kanë rënë për nëntë pozicione dhe tani janë në vendin e 16 dhe 15 gjegjësisht,“, tha Brendmajer për „The Independent“, përcjell botasot.info.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat