Fotolajm/ Orlando, turma i kthen shpinën Hillary Clintonit. Ja përse…

Lajme

Fotolajm/ Orlando, turma i kthen shpinën Hillary Clintonit. Ja përse…

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 15:29
Hillary Clinton

Kjo është një foto që fikson më së miri epokën e “sefie”-s.

Hillary Clinton, që mund të bëhet presidentja e parë femër e SHBA-ve, qëndron përpara një turme njerëzish që kanë mbushur cep më cep një sallë në Orlando.

Po qëndronte, se për një moment turma i kthen e gjitha shpinën dhe me celularët në duar, kërkojnë të bëjnë një “selfie” me zonjën Clinton.

Turma duket e etur që të ketë një foto me presidenten e mundshme, por këtë e duan sipas mënyrës së tyre. Mirë se erdhët në gjeneratën e “selfie”-ve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat