Al-Petrol me pikë të re në Veternik

Lajme

Al-Petrol me pikë të re në Veternik

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 21:16
Al-Petrol

Koorporata më e madhe në vend me derivate në Kosovë, Al-Petrol, ka jetësuar pompën më të re në Veternik. Ky është vendi më i mirë që shënon lidhjen e Prishtinës, si kryeqytet dhe rrugën e kombit “Ibrahim Rugova”. Pikat e Al Petrol janë të përhapura në gjithë vendin e Kosovës dhe bëjnë lidhjen e qyteteve mes vete.

Pronari i kompanisë ‘Al Petrol’, Latif Kryeziu, tha se kjo kompani qe 15 vite ka kontribuar në buxhetin e Kosovës, mbi 600 milionë euro, shumë kjo me të cilën u financua rrugën e kombit ‘Ibrahim Rugova’, e cila aq ka kushtuar. Ai tha se për çdo vit ata kontribuojnë në buxhetin e Kosovës me rreth 50 milionë euro.

Kryeziu: Objekti është vlerë kombëtare

“Al Petrol ka sot 40 autocisterna që zbukurojnë rrugët e Kosovës, pra, na duhen rrugët për të lëviz komod. Al Petrol sot ka 40 autocisterna që zbukurojnë rrugët e Kosovës... Sot Al Petrol furnizohet dhe është partnere e kompanive më të njohura evropiane si "OMV", "ENI", ITALI, HELLENIK, shumë e shumë kompani tjera. Në këtë objekt u punësuan më se 30 punëtorë edhe presim që të kemi për 2 javë, edhe një objekt të ngjashëm si ky në Podujevë. Ky objekt është vlerë kombëtare e shtetërore, prej këtij objekt presim të kontribuojmë edhe për 1,5 milion më shumë në buxhetin e Kosovës, por edhe e zbukuron hyrjen në rrugën e kombit” tha Kryeziu.

Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se puna që bën Al-Petrol në rritjen e ekonomisë se Kosovës dhe punësimin e shumë punëtorëve është dëshmia që komiteti i biznesit është shumë më përpara se politika e Kosovës. 

Gërxhaliu: Komiteti i biznesit me hapa para politikës

 “Të kontribuosh me 600 milionë në buxhet, t’i kesh më shumë se 1000 të punësuar, t’i kesh më tepër se 60 pompa, a nuk qenka kjo dëshmia më e mirë që e pranuam ose se pranuam komiteti i biznesit është shumë hapa përpara politikës dhe aktiviteteve të ndryshme politike... e shoh këtë objekt jo vetëm nga dimensioni ekonomik sepse për kontributin ekonomik u tha, por ky është një vlerë sepse ai që kalon këtë sheh një arkitekturë të re, sheh partneritet me kompanitë dhe brendet më të mëdha botërore dhe ajo çka është më interesant, është një hap dhe një kontribut në përmirësimin e imazhit të Kosovës”, tha Gërxhaliu.

Al Petrol nuk ndalet në angazhimin e saj për zhvillimin e Kosovës së shpejti kjo koorporatë do të inaugurojë një pikë të re.

Sipas drejtuesëve të Al Petrol, janë qytetarët ata që i kanë shtyrë të investojnë fuqishëm.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat