Deputetja shqiptare dridh parlamentin e Maqedonisë, ”Këtu flas shqip dhe vetëm shqip”

Lajme

Deputetja shqiptare dridh parlamentin e Maqedonisë, ”Këtu flas shqip dhe vetëm shqip”

Nga: P.R Më: 27 shtator 2016 Në ora: 15:44
Kaltrina Azizi

Kaltrina Azizi, deputetja me e re në përbërjen e parlamentit të Maqedonisë, që vjen nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, gjatë një fjalimi në Parlamentin e Maqedonisë ka dridhur parlamentin maqedonas gjatë debatit për prokurorinë speciale duke ju përgjigjur kolegëve të saj nga VMRO të cilët kishin provokuar lidhur me përgjimet për të cilat kishin hedhur akuza edhe ndaj zyrtarëve në Kosovë.

“Unë sot në këtë tempull të demokracisë, në këtë institucion më të lartin shtetëror, flas shqip, shqip dhe vetëm shqip, shqip po flas” ka deklaruar me zë të lartë, deputetja Kaltrina Azizi./BS/

Për më shumë shikojeni videon:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat