Armikja nr.1 e ISIS: “Ua pres kokat dhe ua gatuaj”

Lajme

Armikja nr.1 e ISIS: “Ua pres kokat dhe ua gatuaj”

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 14:12
Wahida Mohamed Al-Jumaily

Teksa mban në duar kokat e militantëve të Shtetit Islamik, njuhini me armiken numër një të ISIS në Irak.

Wahida Mohamed Al-Jumaily, një gjyshe 39-vjeçare, që ka humbur të afërmit e dashur në betejë me grupin terrorist, thotë se në fillim të këtij viti i vranë burrin e dytë.

Xhihadistët i kanë vrarë edhe babain dhe tre vëllezërit.

Në përgjigje, kjo udhëheqëse e një grupi të armatosur, thotë se ka vendosur të presë kokat e militantëve të ISIS.

Madje Wahida, që e përshkruan veten si një shtëpiake, thotë se ua gatuan kokat dhe ua djeg trupat.

Ajo komandon një grup prej 70 luftëtarësh, të cilët ia kanë dalë të zbojnë ISIS-in nga Shirqati.

Në faqen e saj në FB ajo poston vazhdimisht imazhe horror të armiqve të vdekur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat