Media serbe: Ja si po sillet Nehat Thaqi në burg në Serbi

Lajme

Media serbe: Ja si po sillet Nehat Thaqi në burg në Serbi

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 09:59
Nehat Thaci

Gazeta serbe sjell detaje të asaj se si është sjellja e Drejtorit të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaqi, i cili u arrestua në mesnatën e parmbrëmshme në kufi me Serbinë.

“Thaqi nuk është i izoluar dhe nuk ka trajtim të veçantë për të”, shkruhet në një artikull të gjatë për arrestimin e Thaçit.

“Në qendrën e paraburgimit në Nish, siç kemi mësuar ne, Thaqi nuk është i izoluar nga të burgosurit tjerë”, thuhet në shkrimin.

“Ai po sillet normalisht, nuk ka kërkesa të veçanta e as Gjykata e Nishit nuk ka kërkuar që për të të ketë trajtim të veçantë apo izolim, thonë burimet tona në këtë Gjykatë”, thuhet më tej në shkrimin.

Thaqi u arrestua për “terrorizëm”, pasi që, mes tjerash, sipas aktakuzës së Gjykatës së Nishit, ka tentuar të dëbojë serbët nga Kosova, konkretisht Lipjani, në vitin 1999. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat