“Engjëjt e vdekjes” natën vrasin përdoruesit e drogës (+18)

Lajme

“Engjëjt e vdekjes” natën vrasin përdoruesit e drogës (+18)

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 07:42
Ilustrim

Oficeri i policisë në Filipine i cili nuk është identifikuar, ka deklaruar se ai është pjesë e njërës prej skuadrave të vdekjes që vrasin tregtarë, e që merren me trafikim.

Ai thotë se kolegët e tij dhe ai nuk janë njerëz të këqij pasi pastrojnë shoqërinë nga ata që janë të dëmshëm për të.

“Ne jemi policë vrasës, por nuk jemi njerëz të këqij. Ne jemi vetëm engjuj që Perëndia i ka dhënë talentin që shprti i varfër dhe pa asnjë dobie përsëri të shkoj në qiell”, tha polici nga Filipine.

Ai shpjegon pjesëmarrjen e tij në vrasjet e 87 njerëzve në tre muajt e fundit, raporton “The Guardian”.

Siç thotë ai, nuk ka vrarë askënd për kënaqësi,  por thotë se nuk është as maniak dhe ka një qëllim të lartë në të gjitha gjërat.

“Ne jemi si engjëjt. Si Saint Michael dhe Shën Gabriel”, ai thotë.

Që kur Rodrigo Duterte, erdhi në pushtet më 1 korrik 2016, i ka shpallur luftë trafikantëve të drogës, atyre të varur nga droga dhe krimi. Deri më tani në Filipine janë vrarë më shumë se 3.600 njerëz. Më shumë se gjysma e vrasjeve janë kryer nga vullnetarët të panjohur.

Vrasjet masive kanë ngjallur shqetësim ndërkombëtar, kanë reaguar edhe OKB-ja, Barack Obama dhe SHBA-të, Amnesty International, etj. Ata frikësohen se Filipine mund të hy në kohën e skuadrave të vdekjes, sipas “The Guardian”.

Image

Përndryshe, Duterte javën e kaluar citoi Hitleri dhe përmendi Hlokaustin e tij, ai tha se do të jetë i lumtur nëse do të kishte vrarë tre milionë drogaxhinjë.

Para kësaj, njeriu, i paidentifikuar ka thënë se Duterte edhe kur ishte kryetar i bashkisë së Davao personalisht urdhëroi vrasjen e kriminelëve dhe kundërshtarëve të vet.

Kjo është hera e parë që një zyrtarë kundërshton hapur trafikimin e drogës dhe narkomanët. Ai pohon se në tre muajt e fundit janë vrarë dhjetëra njerëz dhe thotë se kjo nuk do të ndalët deri sa nuk do të mbetët më asnjë i keq në mesin e shoqërisë filipinase.

Personi emri i të cilit nuk është zbuluar, pretendon se është në njërin nga dhjetë ekipet e sapoformuara të veçanta të policisë sekrete. Secili ekip ka nga 16 anëtarë. Sipas tij, ekipet janë krijuar për të ekzekutuar objektivat e dyshuar për tregti droge, të varur nga droga dhe kriminelët.

Image

Aksionet kryhen kryesisht gjatë natës, policët veshin rroba të zeza. Gjejnë shpejt objektivin dhe çdo gjë kryhet shpejt, saktë dhe pa dëshmitarë.

Trupi i hedhet në qytet, ose nën një urë dhe mbi kokë kanë një panel që tregon se ishin “shpërndarës droge”.

“Ne e bëjmë këtë për shkak të mediave dhe për ata që hetojnë vrasjet. T’i bëmë ata të mendojnë se pse duhet të hulumtohet për këtë djalë, i cili ishte vetëm një shpërndarës droge dhe përdhunues, aspak i rëndësishme”, thotë ai.

Kohëve të fundit, thotë duke buzëqeshur, ka shumë që vret dhe mund të ik ndonjë i vrarë pa i vendosur panelin që tregon se ishte një shpërndarës droge.

Ai thotë se ka ishte rekrutuar menjëherë pas Duterte më tu zgjedhur president i Filipinës, dhe pastaj e përshkruan atë që u kishte thënë:

“Që tani e tutje do të jetë një histori ndryshe. Të gjitha këto raste kishte kohë që ishin në pritje dhe tani filloj lufta kundër kriminelëve të regjur për drogë.”

Siç thotë ai, ata nuk janë policë të cilët vrasin për kënaqësi.

“Në qoftë se ai është kriminel ose dikush që jeton si parazit, ne nuk do të kemi ndërgjegje për të. Për atë duhet organizuar vdekjen më të keqe”, përfundoni ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat