Doda sulmon Vokrrin: Askush s'do e ndalojë pejanin të vishet kuq e zi

Lajme

Doda sulmon Vokrrin: Askush s'do e ndalojë pejanin të vishet kuq e zi

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 19:15
Mesila Doda

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, nga salla e Kuvendit ka sulmuar kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Sipas Dodës, Vokrri u ka ndaluar tifozëve simbolet kombëtare shqiptare në ndeshjen Kosovë-Kroaci, duke u fshehur pas burokracive të UEFA-s.

“Sot, në mbrëmje në Shkodër Kosova do të luajë futboll me Kroacinë dhe Fadil Vokrri ka ndaluar simbolet kombëtare, duke u fshehur pas burokracive të UEFA-s. Po pse more zotëri, copa e letrës do e ndalojë shkodranin dhe pejanin të vishet kuq e zi? Natyrisht që jo. Por ky soj udhëheqësi që ka në dorë politikat, jo vetëm sportive, dëshiron llokmën e vet të vogël, brenda sinorit të ndarjes, sesa atdheun e madh”, tha Doda. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat