Shpallja që shokoi Gjermaninë: Tentojnë ta shesin foshnjën në internet për 5 mijë euro!

Lajme

Shpallja që shokoi Gjermaninë: Tentojnë ta shesin foshnjën në internet për 5 mijë euro!

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 19:41
ilustrim

Në ueb-faqen e eBay për shpallje të vogla, figuron emri i një foshnje që e kishin nxjerrë në shitje! Sipas “Rines Post”, fjala është për një vajzë një muajshe, për të cilin kishin kërkuar 5 mijë euro.

Shpallja e pazakontë që ishte postuar në Duisburg të Gjermanisë është hequr nga faqja 30 minuta pasi ishte publikuar, pasi një numër i madh i përdoruesve arritën t’i bëjnë “screenshot”. Por deri më tani nuk dihet nëse ishte ndonjë shaka e çuditshme, mashtrim apo një ofertë serioze.

“Kërkojmë që autori i kësaj vepre të përgjigjet para drejtësisë, edhe nëse bëhet fjalë për ndonjë shaka”, ka deklaruar Pierre di Boa, zëdhënës i sektorit të shpalljeve të vogla në eBay.

Ndërkohë, kanë filluar hetimet lidhur me dyshimin për trafikim me njerëz, derisa televizioni “WDR” njofton se policia gjermane tashmë dyshon tek dy burra të cilët janë refugjatë.

Fëmija që ishte nxjerrë në shitje i është dorëzuar autoriteteve përkatëse për përkujdese, derisa prindërit e saj janë dërguar në mbajtje. Edhe pse ende nuk dihet se kush e kishte postuar këtë shpallje, policia ka konfirmuar se ajo nuk ishte dërguar nga adresa e prindërve të vogëlushes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat