Motra kërkon hisen, vëllai e padit për falsifikim

Lajme

Motra kërkon hisen, vëllai e padit për falsifikim

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 17:39
Ilustrim

Një person me emrin Bajram Badivuku, ka ftuar mediat në një seancë të hapur më 23 nëntor, në Vushtrri, ku njofton se ka paditur motrën e tij, Myrvete Badivuku – Pantina për, siç thotë ai, “gllabërimin e pasurisë që e ka lënë babai trashëgim”.

Bajrami në ftesën e tij tregon se e motra për të cilën thotë se është prorektore dhe ish deputete e Kuvendit të Kosovës, ka falsifikuar dokumentet për të drejtën e pronës në shtëpinë e përbashkët – pronë e babait.

Myrvetja është prorektore për Buxhet dhe Financa në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Sipas Ligjit për Trashëgimi, të gjithë fëmijët – qofshin djem apo vajza – e kanë të drejtën e njëjtë në trashëgiminë e pasurisë që ua lë babai apo nëna. Ndonëse janë bërë shumë fushata për vetëdijesimin e këtij problemi, në Kosovë në shumë pak raste femrat gëzojnë të drejtën e trashëgimisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat