Numërimi i 29% të vendvotimeve: Shqiptarët në Mal të Zi sigurojnë 2 deputetë!

Lajme

Numërimi i 29% të vendvotimeve: Shqiptarët në Mal të Zi sigurojnë 2 deputetë!

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 21:36
Shqiptarët

Pas numërimit të 29 për qind të vendvotimeve, dy koalicionet shqiptare qe garuan në zgjedhjet e sotme parlamentare në Mal të Zi, kanë marrë nga 1.20, respektivisht 1.10 të votave, që atyre ua siguron vetëm dy vende në parlamentin e ri malazez.

Bëhet fjalë për koalicionin shqiptar “Forca” që ka marrë deri me tash 4 mijë e 700 vota ose 1.20 për qind dhe koalicionin tjetër “Me të vetmin qëllim” që ka marrë 4 mijë e 100 vota ose 1.10 për qind.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Shqiptarëve nuk ka arritur as në 1 për qind, duke grumbulluar deri me tani vetëm 2 mijë e 200 vota.

Në numërimin e deritashëm të votave, po kryeson partia e kryeministrit Gjukanoviq me mbi 40 për qind, para Frontit Demokratik me mbi 20 për qind.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat