Ish shefi i xhandarmërisë serbe operonte edhe në Kosovë

Lajme

Ish shefi i xhandarmërisë serbe operonte edhe në Kosovë

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 21:58
Bratisllav Dikiq

Emri i Bratisllav Dikiqit i arrestuar sot në Podgoricë, si i dyshuar për sulme terroriste nuk është i panjohur në Kosovë.

Ish- shefi i xhandarmërisë serbe kishte ndërhyrë edhe në zgjedhjet serbe që po mbaheshin në Kosovë më 4 nëntor të vitit 2013.

 Ai në atë kohë, që mbante postin e zëvendësdrejtorit të Policisë serbe ishte akuzuar  nga partitë opozitare se kishte vendosur eksploziv në disa vendvotime në mënyrë që t’i ndërpriste zgjedhjet.

 Këto akuza i kishte mohuar Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë duke thënë se të gjithë ata që kanë shkaktuar dhunë do të ndiqen penalisht.

 Bratisllav Dikiq është arrestuar mbrëmë në Podgoricë së bashku me 19 persona tjerë të gjithë shtetas të Serbisë me akuzën për sulme terroriste ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi.

 Prokuroria e Malit të Zi ka thënë sot se  Dikiq së bashku me grupin e armatosur kishin për qëllim që të sulmonin qytetarët, ta marrin Qeverinë me dhunë si dhe të kidnaponin kryeministrin aktual Millo Gjukanoviq.

 Se si vepronte Dikiq gjatë kohës sa ishte në xhandarmërinë serbe në veri të Mitrovicës më 4 nëntor të vitit 2013 mund ta shihni videon më poshtë:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat