Sot Dita Ndërkombëtare Kundër Varfërisë

Lajme

Sot Dita Ndërkombëtare Kundër Varfërisë

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 07:10
Ilustrim

Sipas Kombeve të Bashkuara, 17 tetori i çdo viti shënon Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë.

Që prej vitit 1993, ndërgjegjëson njerëzit për nevojën e zhdukjes së varfërisë në mbarë botën dhe veçanërisht në vendet në zhvillim.

Organizata të ndryshme joqeveritare dhe komunitetet e bamirësisë mbështesin këtë ditë duke u bërë thirrje drejtuesve dhe qeveritarëve që në agjendën e tyre lufta kundër varfërisë të ketë prioritet.

Në 17 tetor të vitit 1987, më shumë se 100 mijë persona u mblodhën në Paris për të nderuar viktimat e varfërisë ekstreme , dhunës dhe urisë. Që prej atij momenti individë dhe organizatat në mbarë botën e shikonin 17 Tetorin si një ditë ku mund të rikujtonin përkushtimin e tyre për t’i dhënë fund varfërisë.

Dhe pse 17 tetori u njoh si ditë zyrtare në vitin 1993, në shumë vende të tjera rreth botës kjo ditë përkujtohet që nga viti 1987.

Për nder të kësaj dite sot në Prishtinë Ekipi i Kombeve të Bashkuara së bashku me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës do të ndajnë çmimet për varfërinë në disa kategori të gazetarisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat