Derisa Siria bombardohet çdo ditë, shikoni çfarë jete luksoze bëjnë të afërmit e njerëzve që e sollën në pushtet Assad-in

Lajme

Derisa Siria bombardohet çdo ditë, shikoni çfarë jete luksoze bëjnë të afërmit e njerëzve që e sollën në pushtet Assad-in

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 08:12
Makinat

Derisa vendin që e kanë krijuar është shkatërruar nga lufta civile, njerëzit që krijuan regjimin e sotëm sirian – së bashku me familjet e tyre – jetojnë në një realitet krejtësisht të ndryshëm.

Ata flenë të qetë në pallatet luksoze në Londër dhe Paris, ku shijojnë në maksimum edhe shëtitjet me veturat super luksoze, duke gëzuar privilegje për dallim nga shumica e civilëve sirianë.

Ata janë të paktën në numër, dhe të afërmit e tre burrave që ndihmuan në krijimin e klanit të Assadit që sundojnë në Siri kanë histori interesante, duke filluar nga grusht shteti i vitit 1970 i Hafez al-Assad-it.

Derisa Aleppo digjet në flakë, Rifaat al-Assad, xhaxhai i presidentit aktuale sirian Bashar al-Assad, shijon në maksimum jetën në shtëpinë e tij luksoze me nëntë dhoma gjumi në Mayfair të Londrës.

Ndërkaq, i biri i tij Siwar që nuk jeton edhe aq larg tij, ka në pronësi një shtëpi luksoze me tetë dhoma gjumi në Oxshott në Surrey.

Aty është edhe Abdel Halim Khaddam, i cili kishte ndihmuar Hafezin të marrë pushtetin në vitet e ’70-ta, ku kishte krijuar aleancë të rrejshme ndërmjet Sirisë dhe Iranit, marrëveshje kjo që qoi në vrasjen e 241 trupave amerikane. Ky njeri sot jeton në  Villa Said në Paris.

Njeriu i tretë është Mustafa Tlass, ish-ministri i mbrojtjes në kohën e qeverisjes së Hafezit, sikurse dy burrat tjerë, të cilët tani pretendojnë se janë kundër regjimit aktual.

Tlass 84 vjeçe duket se ka lënë prapa shpinës Sirinë që nga shpërthimi i luftës civile, duke shijuar një jetë luksoze me vajzën dhe nipërit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat