Veliu ngushëllon familjen e të riut që humbi jetën në aksident

Lajme

Veliu ngushëllon familjen e të riut që humbi jetën në aksident

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 16:31
Agiim Veliu

Kryetari i Komunës së Podujevës ka ngushëlluar familjen e të riut, Butrint Bajrami i cili humbi jetën në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për humbjen e jetës të Butrint Bajrami, i cili ndërroi jetë në një aksident tragjik komunikacioni.

“Në pamundësi që të jem pranë jush, për ta ndarë dhimbjen për këtë humbje të madhe, ngase gjendem në udhëtim zyrtar jasht vendit, në emrin tim dhe të qytetarëve të Komunës së Podujevës ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, duke u lutur që shpirti i tij të prehet në paqe”.

“Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia edhe për Klubin e Hendbollit “LLAPI”, kryesinë e klubit dhe të gjithë bashkëlojtarët e Butrintit, me të cilët ai suksesshëm mbrojti ngjyrat e skuadrës deri në ditën e fundit të jetës”.

“Të aksidentuarëve të tjerë, të cilët po marrin ndihmën mjeksore, uroj që lëndimet e marra t’i përballojnë dhe shërojnë me sukses dhe sa më shpejt të kthehen në familjet e tyre. A.V”, thuhet në mesazhin ngushëllues të të parit të Podujevës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat