Koncesioni për Rrugën e Kombit, KPP rrëzon ankimimin

Lajme

Koncesioni për Rrugën e Kombit, KPP rrëzon ankimimin

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 17:32
Ilustrim

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës bëri të ditur sot se Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur rrëzimin e ankimimit ndaj vendimit të mëparshëm, për procedurën e dhënies me konçesion të mirëmbajtjes së Rrugës Milot – Morinë.

Komisioni i Prokurimit Publik, sqarohet në një njoftim të shpërndarë për media, ka lënë në fuqi vendimin e tij të mëparshëm, duke skualifikuar kompaninë “Vendeka Bilgi” dhe duke shpallur fituese konsorciumin “Catalyst Viva Das General Constructing  LL.C”, “Salillari” LTD, dhe “Kastrati” SH.A.

Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës thotë se do të ndjekë hapat e mëtejshëm për ekzekutimin e këtij vendimi, në bashkëpunim dhe me konsulentin ndërkombëtar “IFC”, pjesë e Bankës Botërore, duke vijuar me negocimin e kontratës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat