Mediat zvicerane: Lufta me zemër e një gruaje, bashkon Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiqin

Lajme

Mediat zvicerane: Lufta me zemër e një gruaje, bashkon Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiqin

Nga: Fitim Dika Më: 21 tetor 2016 Në ora: 12:03
Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq

Ka shumë gjëra që i ndajnë shefat e qeverive në Serbi dhe Shqipëri, por me luftën plot zemër të një gruaje, ata janë bashkuar, shkruan kolumnisti i prestigjiozes zvicerane NZZ, Andreas Ernst.

“Shumë gjëra ndajnë Aleksandrin dhe Edin. Njëri është ish anëtar i partisë famëkeqe jugosllave, tjetri vjen nga bota artistike. Aleksandri është lehtë i irritueshëm, Edi preferon provokimet. Kjo bën marrëdhëniet e tyre shpesh turbulente. Mbi të gjitha njëri është serb tjetri shqiptar, prandaj ka tension kur përmendet Kosova,” përcjell botasot.info.

Më pas artikulli vijon me ngjashmëritë mes dy liderëve.

“Por të dy kanë edhe gjëra të përbashkëta: të dy janë dy metra të gjatë dhe të mbushur plot ego. Kundërthëniet nuk i pranojnë dhe të dy ushtrojnë të njëjtën detyrë: kryeministër. Por ajo që i lidh më shumë këta dy persona është inistimi i një gruaje: Angela Merkel. Kancelarja që ka kritika përpara publikut evropian, gëzon një simpati të madhe te populli ballkanas. Ajo është një Tellerrand-e gjermane.”

Më pas jepet shembulli i dashurisë së dy kryeministrave ballkanikë ndaj kancelares Merkel.

“Ku do mbeteshin vlerat evropiane, nëse kriza e refugjatëve do vendoseshte jo nga Merkel, por nga një Orban në Berlin?,” pyeti Edi Rama. Vucic e mbështet. “Ajo është e vetmja që mendon për ne. Ajo na thirr në telefon kur kemi probleme dhe na sugjeron si ti tejkalojmë.”

Kur pyetet Edi Rama për anketat e fundit për Angela Merkelin, që nuk gëzon mbështetje të fuqishme, ai inkurajon:

“Jo, jo, ajo do rizgjidhet përsëri!” -, ngjashëm përgjigjet Vucic - “nuk turpërohem të them. Çfarëdo që të ndodh, unë i qëndroj asaj pas.”

Më pas dy liderët fillojnë të zihen për Kosovën, përfundon shkrimi i prestigjiozez zvicerane./Bota Sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat