Pensionohet gazetari që kishte raportuar live hyrjen e britanikëve në Kosovë

Lajme

Pensionohet gazetari që kishte raportuar live hyrjen e britanikëve në Kosovë

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 16:31
Jeremy Thompson

Jeremy Thompson, ka prezantuar programin e tij të fundit në Sky News.

Thompson është gazetari që kishte raportuar drejtpërdrejtë hyrjen e britanikëve në Kosovë.

Ai do të pensionohet në fund të këtij viti, duke mbuluar kështu personalisht zgjedhjet e gjashta në SHBA.

“Jeremy Thompson është mjeshtër i zejes së tij. Karriera e tij ka qenë e jashtëzakonshme, që rrallë mund të arrihet nga gazetarët. Kam mësuar shumë prej tij, se si arrinte të dilte mirë nga situatat më të ndjeshme, kishte instinkt në atë se çfarë ishte një storie e rëndësishme”, ka thënë kreu i Sky Neës, John Ryley.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat