Edhe Gjeneva “ja merr” Trepçën Serbisë, e korrigjon gabimin, tash është “Trepça-Kosova”

Lajme

Edhe Gjeneva “ja merr” Trepçën Serbisë, e korrigjon gabimin, tash është “Trepça-Kosova”

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 08:09
Pasuritë e Trepçës në Muzeun Historik dhe Natyror të Gjenevës

Në mesin e pasurive minerale të botës, të ekspozuara në Muzeun Historik dhe Natyror të Gjenevës, janë dhe pasuritë e Trepçës së Kosovës, të cilat mjerisht edhe pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës kanë figuruar me vite tëra  me mbishkrimin Serbia apo “Made in Yougoslavie”.

Këtë korrigjim është dashur që ta bëjë në mënyrë administrative Qeveria e Kosovës, menjëherë pas shpalljes së Kosovës si Republikë e Pavarur dhe njohjes së saj nga Zvicra. Pas vërejtjeve te presidentit të Kosovës ndaj Ramës qe t ‘mos flasin për Kosovën, tash shqiptaret jashtë kufijve të Kosovës e kanë pak si me “dro te flasin apo të bëjnë diçka të mirë për Kosovën”, shkruan Presheva Jonë.

Por në vend te Prishtinës zyrtare, pa pyetur fare Hashim Thaçin, në “punët e brendshme” te Kosovës është përzier gazetari shqiptar, duke kërkuar nga Muzeu ndërkombëtar ne Gjenevë që të hiqen mbishkrimet  “Trepça” me Serbi apo “Jugoslavia”, sepse Trepça s’është as e njërës e as e tjetrës,  por e Kosovës!

Pas intervenimit medias  në Muzeun Historik dhe Natyror të Gjenevës pasuritë e Trepçës tash e tutje i prezanton të Kosovës, e jo si deri me tash të Serbisë?! Madje, drejtori i Muzeut ne Gjenevë  z.Jacques Aver ka falënderuar “Presheva jonë” për këtë intervenim, duke kërkuar falje qe deri tash ka qëndruar me këtë mbishkrim,  të cilin e ka quajtur “lapsus”.

“Por, qudi  se si deri me tani askush nga ambasadat konsullatat  kosovare nëse ka këtu ne Zvicër,  apo autoritetet nga  Prishtina  nuk kane intervenuar, nuk janë  interesuar për ta bërë këtë ndryshim..” ka thënë në fund drejtori i Muzeut Ndërkombëtar Historik dhe Natyror në Gjenevë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat