“Orgjitë e Trump me drogë dhe modele minorene”

Lajme

“Orgjitë e Trump me drogë dhe modele minorene”

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 13:41
Donald Trump

Donald Trump organizonte festa të çmendura me seks, drogë dhe minorene 15-vjeçare në hotelin e tij, Plaza.

Dy nga meshkujt që kanë marrë pjesë në këto festa thonë se ai i organizonte rregullisht festat në suitën e hotelit luksoz në Manhatan.

Sipas Daily Mail, festat nisën të organizoheshin nga viti 1988 deri në vitin 1995.

Një nga dëshmitarët tha për Daily Beast se Trump, që në atë kohë ishte i martuar me gruan e tij të dytë, Marla Maples, në fakt nuk merrte kurrë kokainë.

Por ai bënte seks me disa nga vajzat e ftuara në festë.

“Ndërsa të ftuarit pinin dhe merrnin kokainë, Trump bënte seks si i çmendur,” tha një prej dëshmitarëve, një fotograf mode.

“Trump ishte zemra e kësaj. Ai pëlqente vëmendjen dhe ishte një bishë e çmendur”.

Andy Lucchesi, një model që organizonte festat, thotë se aty merrnin pjesë edhe shumë modele minorene.

Edhe ai thotë se Trump nuk merrte drogë, por bën shumë seks gjatë këtyre festave.

Këto akuza vijnë në kohën kur disa femra pretendojnë publikisht se Trump ka abuzuar seksualisht me ta.

Nga ana tjetër, sondazhet tregojnë se Trump është mbrapa rivales së tij, Hillary Clinton në garën për president të SHBA.

Edhe stafi i tij e ka pranuar këtë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat