Kur Lëvizja BESA pushtoi mediat ndërkombëtare

Lajme

Kur Lëvizja BESA pushtoi mediat ndërkombëtare

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 tetor 2016 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Vetë fakti që deklaratat e partisë në pushtet BDI, fokusohen thuajse qindpërqind kundër Lëvizjes BESA tregon se kjo parti është ajo që duheshte të kontrollonte opozitën dhe se pse partitë tjera do duheshte ti bashkangjiteshin asaj. Deklaratat për ndarjen ? të mandateve mes BESËS, LR-PDSH dhe RDK të inicuar nga VETËVENDOSJA para disa muajsh tregojnë se shqiptarët jashtë kufijve jo çdoherë kanë koncept të qartë për atë që ndodh “përtej” kufijve.

Por tani do sjellim edhe një fakt interesant, atë sesa potente është Lëvizja BESA te mediat perëndimore dhe pse partitë tjera shqiptare nuk e kanë këtë vëmendje? Dallim bën BDI, por kjo është e kuptueshme përderisa është pjesë e qeverisë.

14.06.2016 - Dita kur mediat e huaja "shkruanin" me BESË

“Në rrugët e kryeqytetit të Maqedonisë, Shkup, kanë dalur të shtunën mijëra persona për të protestuar kundër qeverisë. Ata kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski, por edhe të partisë shqiptare BDI, që është pjesë e qeverisë,” shkruante media më e madhe zvicerane BLICK në 14.06.2015.

“Thirrja për protestë erdhi nga Lëvizja BESA, parti e shqiptarëve në Maqedoni,” shkruan mes tjerash edhe Luzerner Zeitung dhe SDA, duke ia bashkangjitur edhe një foto të protestuesve me flamuj shqiptarë.

Mediat tjera të njohura Euractiv.de dhe DPA shkruajtën më gjatë për protestën e Lëvizjes BESA, pasi fillimisht treguan për përgjimet dhe Ngjarjen e Kumanovës.

“Dhjetëra mijëra persona të thirrur nga Lëvizja BESA, gjatë fundjavës kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski. Demonstruesit e akuzonin atë mbi të gjitha për falsifikim të procesit zgjedhor, korrupsion dhe përgjime ilegale,” shkruajtën dy mediat e lartëpërmendura.

Media kulturore gjermane Die Zeit dhe agjencia e lajmeve franceze AFP, shkruajtën:

“Protesta e organizuar nga Lëvizja BESA nuk kërkonte vetëm dorëheqjen e Nikola Gruevskit, por ishte kundër edhe kryetarit të BDI, Ali Ahmeti që është në qeveri me VMRO-DPMNE.”

Edhe shumë media tjera shkruajtën shkrime të ngjashme, që tani nuk është nevoja ti përmendim të gjitha. Sëpaku asnjë parti konkurrente e BESËS nuk do gjente më shumë. Por për të përmbyllur relacionin mes mediave perëndimore dhe Lëvizjes BESA, duhet të sqarojmë se Bilal Kasami ishte ndër liderët e paktë partiakë në Maqedoni, që u intervistua nga mediat e huaja. Der Standard në 11 maj 2016 do shkruante - Një parti e re ju premton BESËN shqiptarëve në Maqedoni.”

Përfundimi i një jo militanti

Mund të jesh kundër një partie dhe mund të kesh simpati e ide të ndryshme, megjithatë edhe të huajt e nuhasin se kush është zëri i opozitës shqiptare në Maqedoni. Sëpaku të gjithë e dijmë se ata janë të pavarur.

Kjo njohuri do ndihmonte votuesit që të mos paraqitej skenari malazez i votave shqiptare, gjithmonë nëse nuk bashkohen partitë jashtëparlamentare shqiptare.

Rreziku i BESËS: Prurjet e "reja" që deri para dy-tre vitesh brohorisnin për partinë në pushtet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat