Gjenerata e të rinjve të frustruar

Lajme

Gjenerata e të rinjve të frustruar

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 tetor 2016 Në ora: 11:32
Ilustrim

1.Revolucioni seksual në Paris: Sa më ri, aq më radikal. Në çdo konflikt kanë qenë të rinjtë ata të cilët kanë udhëhequr me protestat. Një djalë i ri që hedh gurë ndaj policisë gjatë protestave 1968 në Paris.

2. Neutralizimi i tankut: Të guximshëm ishin edhe të rinjtë kinezë që pushtuan Sheshin Tiananmen të Pekingut 1989. Ata kërkonin përmbysjen e sistemit komunist, por që dështuan në idealet e tyre. Edhe sot e kësaj në sheshin kryeqytetas ka kontrolle të forta policore. Grumbullimet e çfarëdollojshme janë të ndaluara.

3. Ushtarët qeveritarë: Në vendet ku mbizotërojnë të rinjtë, arrihet me shpejt konflikti. Kështu ndodhi në Shri Lanka në vitet 80 të shëkullit të kaluar mes pakicës tamile dhe shumicës singale. Konflikti i armatosur përfundoi 2009.

4. Kairo: Edhe vendet arabe kanë rini me përqindje të lartë. Në 2011 ata përmbysën disa regjime në kuadër të Pranverës Arabe. Sot analistët flasin për Dimrin Arab.

5. Në Siri, Irak dhe Libi janë aktivë ISIS, të mbushur plot me të rinj të frustruar.

6. Përqindja më e madhe e të rinjve ndodhet në vendet afrikane, që në 2050 pritet të dyfishohet. Të rinj e të papunë në Ugandë.

7. Refugjatët në Calais, Francë: Shumica e refugjatëve janë të rinj, që marrin rrugët veriore përkundër që u rrezikohet ndjeshëm jeta e tyre. Ata duan larg vendlindjes, mijëra kilometra plot peripeci./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat