Putini përpiqet të shkatërrojë BE: Ai i frikësohet vetëm një lideri evropian

Lajme

Putini përpiqet të shkatërrojë BE: Ai i frikësohet vetëm një lideri evropian

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 27 tetor 2016 Në ora: 14:54
Michail Chodorkovski

Presidenti rus në fakt kërkon shpërbërjen e BE-së, pasi kjo do i shërbente interesave ruse. Ai këtë përpiqet ta arrijë me forcat ekstremiste të djathta dhe të majta, që financohen nga Rusia, mendon politikani opozitar rus, Michail Chodorkovski për Die Zeit.

Ai vijon të sqarojë se liderët evropianë për të janë të dobët, por këtu ka një hendek. “Përjashtim bën kancelarja gjermane Angela Merkel. Ajo është personi më i rrezikshëm për Putinin,” vijon Chodorovski, shkruan botasot.info. “Putin nuk mund të ushtrojë presion mbi Merkelin.”

Biznesmeni dhe ish i burgosuri, Chodorovski tani jeton në ekzil, Londër./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat